Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online

TIRANË - Arrestohen në flagrancë 4 shtetas në Tiranë, pasi u identifikuan nga policia duke zhvilluar aktivitetin e paligjshmë të basteve sportive online në zonë të ndryshme të kryeqytetit.

Policia ushtroi kontrolle në kuadër të operacionit 'Bad Spin 3' në disa subjekte ku luheshin baste sportive dhe bëri të mundur arrestin në flagrancë të 4 personave: E. A., 43 vjeç, E. T., 34 vjeç, K. B., 47 vjeç, dhe Xh. Ç., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu u sekuestruan celularët e këtyre personave në cilësinë e provës materiale. Teksa materialet i kaluan prokurorisë.

'Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

E. A., 43 vjeç, E. T., 34 vjeç, K. B., 47 vjeç, dhe Xh. Ç., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Aparate celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.', njofton policia.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Alexander-Arnold informon drejtuesit e Liverpool se dëshiron të luajë për Real Madridin

Alexander-Arnold informon drejtuesit e Liverpool se dëshiron të luajë për Real Madridin