TIRANË - Një banesë në rrugën e Dibrës në kryeqytet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale. Një person që ka qenë në banesë është evakuuar menjëherë.

Policia është lajmëruar menjëherë pasi ky është rast i përsëritur brenda pak javësh.

Dyshohet se pronari i shtëpisë e vendos vetë zjarrin në banesë, një ngjarje ende e paqartë.

Zjarrëfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve frenuar përhapjen e saj në banesat e tjera.