TIRANË - Zënia e hapsirave të gjelbërat nga subjekte të ndryshme vazhdon të mbetet një shqetësim për qytetarët e kryeqytetit. Disa banorë të bllokut të pallateve në zonën e Shallvareve shprehen shumë të irrituar, pasi lokalet përreth kanë zaptuar hapsirën e gjelbër. Ata tregojnë se shpeshherë kanë bërë ankesë edhe në bashki, por pa marrë asnjë zgjidhje.
"Jemi shumë të shqetësuar me hapsërinë e ambientet publike, nuk dalim dot pasi na kanë zënë hapësirat tona publike dhe lulishtet. I kemi bërë disa herë shkresa bashkisë, por nuk kemi asnjë përgjigje. Duam të na rikthehen ambientet tona”, thonë banorët.
Zona e Shallvareve nuk është e vetmja hapsirë për të cilën qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre. Kjo situatë është edhe në zonën e ish-Bllokut. Situata është vërtet shqetësuese, pasi pronarët e lokaleve kanë nxjerrë karrige edhe në trotuarë duke i detyruar qytetarët, që të ecin në rrugë, ku mund të bëhen edhe burim aksidentesh.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lokalet po na zënë frymën">