TIRANE - Banorët që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve zhvilluan një protestë në rrugën Luigj Gurakuqi në Tiranë, pranë sheshit Avni Rustemi, kundër aktit normative që Qeveria do të paraqesë të enjten në Parlament përmes të cilit vendoset lirimi I ndërtesave brenda datës 1 nëntor.

Shumë prej tyre theksuan se nuk janë në gjendje që të paguajnë kreditë e propozuara nga autoritetet dhe se duke qenë të moshuar edhe vetë bankat nuk ua pranojnë ato.

Ata kërkuan që të gjendet një zgjidhje tjetër dhe shtëpitë ku jetojnë prej dhjetëra vitesh t’u jepen falas, ndërsa i lëshuan një apel Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, që si garant i Kushtetutës, të bëjë të mundur që të respektohen dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese përmes të cilave theksohet e drejta e tyre për të pasur një strehë.

(im/Shqiptarja.com)