Tiranë, Basha: Etiketa të reja
për produketet ushqimore

Tiranë, Basha: Etiketa të reja <br />për produketet ushqimore
TIRANË - Produktet ushqimore që tregtohen në tregjet shqiptare janë pajisur me etiketa që përcaktojnë jo vetëm çmimin por dhe cilësinë dhe vendin e origjinës.
I shoqëruar nga përfaqësuesit e Task Forcës së bashkisë për parandalimin e abuzimeve me çmimet, kryetari i Bashkisë vizitoi tregun ushqimor pranë ish - uzinës "Dinamo", ku konstatoi vendosjen e etiketave të çmimeve.
Sipas kryebashkiakut Basha, ky është vetëm hapi i parë i agjencisë për mbrojtjen e konsumatorit për t’i ofruar siguri më të lartë konsumatorit kryeqytetas, transparencë dhe për të luftuar abuzuesit me çmimet.


ÇMIMI I BILETAVE
Basha ka folur edhe lidhur me rritjen e mundshme të çmimit të biletave të linjave urbane.
“Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë rritje arbitrare të çmimit. Çdokush që do të tentojë të rrisë në mënyrë arbitrare të rrisë çmimin, do ballafaqohet me konseguencat ligjore nga penalizmi deri në heqjen të kontratës. Nëse ka vend për rishikim të strukturës së çmimeve, kjo duhet bërë në mënyrë shkencore, të pavarura, transparente ndaj publikut dhe vetëm atëherë mund të ecim para me çfarëdo propozimi, pasi publiku të jetë pjesë e shqyrtimit dhe vendimmarrjes”, deklaroi Kryetari i Bashkië së Tiranës.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit