Tiranë, bashkia: Gjoba, konfiskime
kujtdo që zë hapësirat publike

Tiranë, bashkia: Gjoba, konfiskime<br />kujtdo që zë hapësirat publike
TIRANË - Policia Bashkiake ka vijuar punën në të gjithë territorin e Tiranës, për lirimin e hapësirave të zëna në kundërshtim me ligjin. Drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli u ka bërë thirrje subjekteve që kanë zënë hapësirat publike dhe shitësve ambulantë, të zbatojnë ligjin, pasi në të kundërt do të përballen me sanksione, nga gjoba deri në konfiskim të materialeve dhe mallrave të tyre. Topalli ka ftuar subjektet dhe qytetarët, të bashkëpunojnë duke zbatuar ligjin.
 
“Siç e keni konstatuar edhe ju, pothuajse në të gjithë trotuaret e Tiranës, shitës ambulantë, me karroca, me karrige, tavolina, subjekte të ndryshme që zaptojnë trotuaret në mënyrë të paligjshme po vazhdojnë të “goditen” nga Policia Bashkiake. Aktualisht, kemi “goditur” rreth 300 subjekte, qoftë me gjobë, qoftë me konfiskime nga ana e Policisë Bashkiake. Janë raste të përsëritura, pasi kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat e punonjësve të Policisë Bashkiake.
 
Ne do të vijojmë sërish, çdo ditë, për të “pastruar” të gjithë trotuaret e Tiranës, në mënyrë që qytetarët e kryeqytetit të lëvizin lirisht. Puna do të vazhdojë jo vetëm në rrugët dhe trotuaret kryesore të Tiranës por edhe në rrugë të ndërmjetme apo brenda blloqeve të pallateve, pasi shitës të ndryshëm ambulantë vazhdojnë të vendosin tavolina dhe karrige apo shesin produktet e tyre në këto trotuare.
 
Të vetmet subjekte që do të lejohen janë ato që kanë liçencë apo janë taksapagues të rregullt në Bashkinë e Tiranës. Edhe këto subjekte do të lejohen vetëm në hapësirën e lejuar për ta. Për të gjithë rastet e tjera, do të merren masa me gjobë, apo konfiskim të materialeve të tyre” – u shpreh Topalli.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin