TIRANË - Bashkia e kryeqytetit godet në fushatë elektorale një prej kandidateve për deputet të partisë “Ardhmëria shqiptare”, parti kjo, e cila garon në koalicionin e majtë.
Që në orët e para të mëngjesit, punonjës të bashkisë kanë nisur t’i prishin ndërtesën Arben Muçajt, kandidatit për deputet, i cili kish nisur në muajin tetor ta rikonstruktonte, pasi ajo kishte qenë një banesë e vjetër prej qerpiçi, e ndërtuar fillimisht në vitet ‘60.
Në fakt, Muçaj i kishte ndërprerë punimet për shkak se ishte në pritje të marrjes se një leje për rikonstruktim nga ky institucion.
Kandidati për deputet, njëkohësisht pronar i shtëpisë, sqaron se vetëm një ditë pasi kishte vënë posterat e partisë së tij tek dera e pronës së vet pa u sinjalizuar më parë, Bashkia është paraqitur për t’ia prishur atë.
“Jam këtu për të denoncuar aktin vandal të Policisë Bashkiake me në krye kryeinspektorin Florenc Hoxha. Kam aplikuar në Bashkinë qendrore për t’u pajisur me një leje për rinovim për rikonstruksion të këtij objekti. Më kanë thënë rri në pritje, pasi ligji do të dilte me vonesë. Objekti është pezulluar që në shkurt. Nga shkurti e këtej nuk është bërë asnjë lloj punimi tjetër. Ajo që është e paligjshme, që paskam bërë unë dje, është se kam vendosur posterat e mi te dera e shtëpisë time. Për mua kjo është një goditje politike”, ka thënë kandidati Arben Muçaj.
Fqinjët e lagjes, të cilët kanë qenë dhe dëshmitarë në këtë ngjarje, pohojnë se Arben Muçaj ishte banor i vjetër i lagjes dhe njihet si person pozitiv në lagjen 1 në kryeqyet, pranë Kryegjyshatës.
Me komshinjtë s’ka pasur probleme. Ne u tromaksëm, se dëgjuam një zhurmë të madhe policësh bashkiake, njerëz pa fund. Me zotërinë s’kemi pasur asnjëherë probleme, as probleme pronësie, asnjë gjë. Të them të drejtën unë s’kam parë polici bashkiake herë tjetër”, foli një banor për “A1 Report”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com