TIRANË- Janë zbardhur 18 raste të vjedhjes së monopatinave në kryeqytet, duke sjellë arrestimin e 18 vjeçarit A.Gj si dhe vënien nën hetim të 3 adoleshentëve të moshave 16 dhe 17 vjeç.
Këta tre të fundit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen si autorë të vjedhjes së 18 monopatinave në lagje të ndryshme të Tiranës, 8 prej të cilave i kanë shitur.
10 monopatinat e tjera u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.