TIRANE- ”Komunikoni sa më shumë në facebook. Është mjeti më i mrekullueshëm i komunikimit”- u tha kryeministri Berisha nxënësve të gjimnazit “Ismail Qemali” i cili sot festonte 50 vjetorin e tij.
Një thirrje e shoqëruar me ovacione nga gjimnazistët, pasi ishte ajo çka do donin të dëgjonin më shumë veshët e tyre, sidomos nga një kryeministër.
Në këtë linjë kreu i qeverisë premtoi se do të bëhet çdo investim për të ulur çmimin e internetit.
“Me autostradën e re dixhitale do bëjmë cdo gjë të pjesëtojmë disa herë çmimin e internetit që të lundroni në internet me çmime të ulëta. Keni dhe Skype, What’s up . E drejta e informimit është e drejtë themelore dhe komunikimi është kushti themelor i saj.”- tha Berisha.
Kreu i qeverisë tha se, "për qeverinë arsimi ka qenë dhe mbetet përparësi e të gjitha përparësive. Ne kemi ndërtuar dhe rindërtuar 1300 shkolla dhe ato që kanë mbetur do të rindërtohen me vendosmërinë më të madhe".
"Ne do të bëjmë gjithçka që pozicioni i mësuesve, misionarëve të mëdhenj të kombit ta mbështesim gjithnjë më shumë", theksoi kryeministri.
Kreu i qeverisë premtoi se, "do bëjmë gjithçka që shoqëria shqiptare të jetë e bazuar në shkollë dhe në dije. Jemi një komb me fat të madh, jemi një komb i ri dhe imagjinata juaj është energjia më e madhe e zhvillimit të shpejtë të këtij kombi dhe vendi".
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com