Tiranë, burri vret ish-gruan për
xhelozi, nënë e dy fëmijëve
 PDF

Tiranë, burri vret ish-gruan për<br />xhelozi, nënë e dy fëmijëve<br /> PDF
TIRANE-  Banorët e rrugës "Tefta Tashko" jo shumë larg qendrës së kryeqytetit janë tronditur sot paradite nga skena e një krimi makabër.

Rreth orës 09:45 minuta banorët u bënë dëshmitarë të një krimi në familje, ku ish-bashkëshorti goditi me thikë ish-bashkëshorten e tij në mes të rrugës, pas shkollës ‘Ismail Qemali’.

Policia identifikoi viktimën si Valbona Tasim Çarçani, 46 vjeçe, ndërsa autori është Genci Selfo Çarçani. Nga martesa 24-vjeçare, çifti kishte 2 vajza të moshës 18 dhe 20 vjeçe, ndërkohë që para dy vitesh ishin divorcuar. Çifti kishte vite që kishte jetuar më parë dhe në Udine të Italisë, por kohët e fundit ishin kthyer në Tiranë.

VRASJA
Vrasja ndodhi rreth orës 09:45 minuta. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se bashkëshorti e ka goditur 3 herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas autori ka tentuar të largohet por në ndjekje të tij janë vënë Shërbimet e Autopatrulles Speciale “Shqiponja” të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e tij 300 metra larg vendit të ngjarjes e konkretisht në sheshin “Avni Rustemi në Tiranë.

"Autori dyshohet ta kete kryer krimin per motive xhelozie."- thotë policia.

Hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të kryeqytetit ndërsa Çarçani rrezikon jo më pak se 20 vite burg deri në dënimin maksimal burgim i përjetshëm.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punohet intesivisht në drejtim të dokumentimit te plote ligjor te kësaj ngjarje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, per vepren penale te “Vrasjes per shkak te marrdhenieve familjare” dhe “Mbajtjes pa leje te armeve te ftohta ne mjedise publike” parshikuar perkatesisht nga neni 79/c dhe 279/2 te Kodit Penal.

valbona çarçana vrasja
(Foto: Kufoma ne rruge)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'