Tiranë- Policia e kryeqytetit ka çmontuar sot (7 Shkurt) një bandë plaçkitjesh në biznese dhe banesa. Aksioni u krye nga Komisariatet e Policisë Nr. 4 dhe Nr. 1, i koduar “Shadow Hunt”, teksa grupi u tradhtua nga pamjet e kamerave të sigurisë..
Dy personat e dyshuar akuzohen për vjedhje të banesave dhe të marketeve në seri. Të arrestuarit janë Endri Guzja, 34 vjeç dhe Olsen Lala, 38 vjeç.
Zbardhen dhe dokumentohen 6 raste të vjedhjeve, që dyshohet se janë kryer nga të arrestuarit gjatë 5 javëve të fundit, duke nisur nga 29 dhjetori, deri më 2 shkurt.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacioni policor të koduar “Shadow Hunt”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. G., 34 vjeç, banues në Bulqizë dhe O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë", njoftoi policia.
Pasi studionin vendet dhe banesat që vidhnin, ata vepronin në orët e vona të natës, duke hyrë nga dritarja apo çatia e banesave. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një shumë parash prej 1600 euro, të cilat kanë rezultuar të vjedhura në banesat e lartpërmendura.
"Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", sqaroi policia.
Gjithashtu u shpërndanë pamjet e momenteve kur hajdutët vepronin, të kapura nga kamerat e sigurisë dhe që janë një element i rëndësishëm për hetimin.
Vjedhjet e kryera nga të dyshuarit:
– Më datë 29.12.2024 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. N.
– Më datë 12.01.2025 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. M.
– Më datë 22.01.2025 kanë vjedhur artikuj të ndryshme në marketin e shtetases M. K.
– Më datë 24.01.2025 kanë vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetasit O. P.
– Më datë 27.01.2025 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases L. H.
– Më datë 02.02.2025 kanë vjedhur shumën prej 7000 euro në farmacinë e shtetasit D. J.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
14.9%
-
Jo
76.5%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 404
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha prezanton kandidatin në zonën e Saukut: Shëndetësia prioritet absolut, thjeshtëzim i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës
14 Mars, 21:47
-
Reagojnë avokatët e Veliajt: Rrjedhja e bisedave private familjare në të njëjtin portal mediatik është e qëllimshme, të hetohet menjëherë! Po shkelet sekreti hetimor
14 Mars, 16:25
-
Tiranë/ Vodhën banesën e marrë me qera nga 3 turke, arrestohen 4 persona
14 Mars, 15:39
-
Mijëra qytetarë festojnë Ditën e Verës në Tiranë! ‘Risi’ balonat gjigande, ekspozohen makinat retro! Urojnë qytetarët (VIDEO)
14 Mars, 15:16
-
Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë që terrorizonte Torinon, bastiste vilat luksoze në seri! Dy të arrestuar, një i tretë ishte kapur më parë
14 Mars, 14:31
-
Pasi s’iu bashkuan thirrjes për bojkot të mësimit, Berisha vijon me qëndrimet qesharake: Fëmijët të protestojnë për mbylljen e TikTok (ditën e masakrës së Gërdecit)
14 Mars, 14:20
-
FOTOT/ Balona gjigande e stenda me ballokume, ja si u festua Dita e Verës në Tiranë
14 Mars, 13:12
-
Analiza/ Qarku Tiranë, përballja e liderëve më 11 maj! Berisha me besnikët e aleatët, Rama me emra të rinj! ‘Luftë’ e ashpër edhe mes llojit në listë të hapur
14 Mars, 13:09
-
Skandali i korrupsionit me ‘Huawei’ në Parlamentin Europian, 4 të arrestuar dhe 15 eurodeputetë e ish-zyrtarë të dyshuar
14 Mars, 12:49
-
Lezhë/ Në kërkim për vjedhje dhe ngacmim seksual, arrestohet 33-vjeçari! Ishte fshehur në një shpellë (EMRI)
14 Mars, 12:04
-
VIDEO/ Një skuadër, një shpirt dhe një komb! FSHF prezanton fanellat e reja të Kombëtares, pjesë Gjergj Kastrioti
14 Mars, 11:02
-
Vrasja e Martin Canit me thikë në Tiranë, 14-vjeçari kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë
14 Mars, 10:51