Tiranë dhe Kavajë, sot 12 arrestime
për drejtim automjeti si të dehu

Pesë arrestime në Tiranë dhe shtatë arrestime në Kavajë për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe pa dëshmi aftësie. Këto masa penalizuese ka ndërmarrë sot policia në vijimësi të masave për disiplinimin e trafikut rrugor dhe penalizimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
 
Siç informon policia, u arrestua në flagrancë Florian Isuf Latifi,  28 vjeç, lindur në Burrel e banues në Tiranë, pasi mbrëmë rreth orës 21.35 në Bulevardin "Gjergj Fishta" Tiranë, duke drejtuar automjet tip “Benz” me targa AA 503 FP, në gjendje të parregullt dhe në gjendje të dehur.
 
Është arrestuar Jorgo Qazim Papa, 42 vjeç, pasi më datë 15.11.2013, në autostradën Tiranë - Elbasan është kapur duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, me targa Greke HPM 6520, në gjendje të dehur, i cili, ka kanosur  fyer e goditur shtetasin K.S, ku në momentin e konfliktit, ka kundërshtuar e goditur punonjësit policisë shtetasit. Materilat i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “ Goditje të punonjësit të policisë në krye të detyrës” dhe “drejtim mjeti në gjendje të dehur”.
 
U krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Kastriot Durim Rati, 42 vjeç, lindur e banues në Elbasan, pasi më datë 16.11.2013, rrethë orës 00.30, në autostradën Tiranë - Elbasan në hyrje të tunelit Krrabë, është kapur duke drejtuar automjetin tip “Ford”, me targa AA 975 ER, në gjendje të dehur.
 
U arrestua në flagrancë shtetasi Samet Dashamir Stolia, 19 vjeç, lindur e banues në Tiranë, pasi dje rreth 13.00, në rrugën "Sami Frashëri, gjatë kontrollit nga Patrulla e Përgjithshme është  konstatuar duke drejtuar nje motorr tip “Benz” me targa AH 289, ne gjendje te pa rregullt, pa leje drejtimi.
 
U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Emri Sadik Kuçi, 50 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Bathore, sepse në Rrugën Dmeokracia Bathore, është kapur në flagrancë nga punonjesit e policise së rendit, duke drejtuar një motor i papaisur me leje drejtimi përkatese dhe në gjendje të dehur.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Pse larja e fytyrës një herë në ditë është më se e mjaftueshme

Pse larja e fytyrës një herë në ditë është më se e mjaftueshme