Tiranë dhe Vlorë, arrestohen dy
persona për trafik narkotikësh

Tiranë dhe Vlorë, arrestohen dy<br />persona për trafik narkotikësh
TIRANE- Arrestohen dy persona të kërkuar për trafik ndërkombëtar droge. Pas realizimit të dy operacioneve për trafikimin e lëndëvë narkotik, nga antikrimi është mundësuar prangosja e Sokol Shytaj dhe Frederik Seferi.
 
Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, Frederik Ymer Seferi, i datëlindjes 1974, ishte shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ndërsa i arrestuari nga policia e Vlorës për trafik ndërkombëtar të lënëdëve narkotike, Sokol Shytaj, kërkohej nga drejtësia italiane.
 
29-vjeçari u arrestua nga blutë e Vlorës, në banesën e tij në Orikum, gjatë një operacioni në bashkëpunim me partnerë italianë. Sipas policisë, ky operacion u realizua në kuadrin e një superoperacioni policor antidrogë të agjencive italiane të zbatimit të ligjit, në ekzekutim të urdhërarrestit ndërkombëtar në ngarkim të Shytajt.
 
“Arrestimi i këtij shtetasi u krye në orët e para të mëngjesit të sotëm, në të njëjtën kohë me arrestime të tjera të kryera në Itali”, saktësuan burimet zyrtaretë policisë. Sipas tyre, Gjykata e Romës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në ngarkim të 29 vjeçarit, me qëllim ekstradimin dhe gjykimin e këtij shtetasi në Itali, nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
 
Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë gjatë viteve të fundit kanë organizuar mbi 30 operacione policore ndërkombëtare për arrestimin e personave të kërkuar nga Interpol, apo për hetime të përbashkëta për persona me rrezikshmëri të lartë kriminale si të dyshuar për “Pjesëmarrje në organizata kriminale”, “Vrasje”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim Narkotikësh” etj.
 
Ndërkaq, materialet po i kalojnë Prokurorisë për vijimin e hetimeve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: PD betejë ligjore t'i rikthejë portin “Kurum”-it

Mero Baze: PD betejë ligjore t'i rikthejë portin “Kurum”-it