TIRANE- Një 29 vjeçar është arrestuar teksa ishte veshur dhëndër dhe po zhvillonte ceremoninë e dasmës pasi akuzohet se mori pjesë në grabitjen e 11 mijë eurove të një firme me materiale ndërtimi.

Policia e Tiranës informoi se arrestimi i Miklaim Metalias është kryer mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Policia nuk ka pritur të përfundojë ceremoninë e martesës, por me të siguruar udhërarrestin e firmosur nga prokuroria i ka vënë prangat mu në dasmë.

Për grabitjen e ndodhur para një jave në rrugën “Siri Kodra” janë arrestuar dhe Dritan Rexhaj 28 vjeç dhe Ali Kastrati 24 vjeç. Tre të arrestuarit akuzohen se kanë grabitur 11 mije euro firmës me materiale ndërtimi.
(sg/shqiptarja.com)