Stop dhunës ndaj gazetarëve! Tiranë, dhunohet administratori i 'Pamfleti' Gjergj Zefi: "Askush nuk më mposht!

Stop dhunës ndaj gazetarëve! Tiranë, dhunohet administratori i 'Pamfleti' Gjergj Zefi:

Gjergj Zefi

TIRANE- Persona ende të paidenfikuar kanë goditur me sende të forta administratorin dhe editorin e portalit online “Pamfleti.net” Gjergj Zefi.

Ngjarja është shënuar pasditen e 3 tetorit 2023, në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë dhe policia u informua për dhunën përmes një telefonate në sallën operative.

Nga informacionet e para ai është sulmuar me sende të forta sapo ka dalë nga zyra.

Policia informon se Zefi është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa një grup hetimor nën drejtimin e prokurorisë po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Redaksia e Shqiptarja.com dhe Report TV denojne me force intimidimin dhe dhunen e ushtruar ndaj gazetareve per shkak te ushtrimit te detyres nga ana e tyre. 

Në një reagim në facebook Zefi thotë se ky sulm është vijim i presionit që i bëhet atij.

“Gjithkush që mendon se mund të më mposhtë në luftën time për të vërtetën: Gabon! Kurrë dhe për asnjë arsye nuk tërhiqem. Çdo sulm ndaj meje, më motivon më shumë në rrugën për të vërtetën në këtë vend. U përpoqët me presione dhe nuk ja arritët; u përpoqët me gjyqe, nuk ja arritët; u përpoqët të më denigroni dhe të më tërhiqni në prehrin e tallavasë, prapë nuk arritët; më sulmoni si cubat të fshehur pas makinave; nuk do ja arrini kurrë dhe për asnjë arsye.Nuk kam as frikë e as droje; cubat godasin pas shpine, trimat dalin përballë.Jam shumë më i fortë se ju mendoni”, shkruan Zefi në facebook.

Në faqen e online të portalit. 

Njoftimi i policise

Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën "Bardhok Biba", persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.
 
Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:32
Dhuna ndaj gazetarit Gjergj Zefi, PD: Sulm ndaj fjalës së lirë! Autorët të vihen para drejtësisë

Partia Demokraike ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi, ditën e djeshme në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së Mirela Karabina ka dënuar sulm ndaj fjalës së lirë dhe u ka bërë thirrje Policisë dhe Prokurisë për të vënë para drejtësisë sa më shpejt autorët e këtij akti të rëndë.

“Sulm ndaj fjalës së lirë! Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku gazetari Gjegj Zefi është goditur pas shpine, pasi po dilte nga zyrat e punës.

Për një vend që aderon për t’ju bashkuar institucionalisht Bashkimit Europian, goditja ndaj fjalës së lirë është e papranueshme dhe dëmton imazhin e Shqipërisë.

Partia Demokratike dënon këtë sulm ndaj fjalës së lirë dhe nxit, inkurajon e mbështet Policinë e Shtetit dhe Prokurinë për të vënë para drejtësisë sa më shpejt autorët e këtij akti të rëndë.

Ngjarje të tilla janë një tjetër tregues i përkeqësimit të lirisë së mediave në Shqipëri, veçanërisht gjatë viteve të fundit.”-tha zëdhënsja e Pd-së. 

Ora 10:53
Dhuna ndaj gazetarit Gjergj Zefi, Begaj: E papranueshme! Organet ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje


Presidenti Bajram Begaj ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi, ditën e djeshme në Tiranë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Begaj ka kërkuar nga organet ligjzbatuese që ta ndjekin me vëmendje dhe ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje.

“Dënoj dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi. Dhuna e çdo forme është e papranueshme. Inkurajoj organet ligjzbatuese që ta ndjekin me vëmendje dhe ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje”, ka shkruar Begaj.

S.G/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhemali: 04/10/2023 15:04

    Ne rast se doni me e zbuluar se kush e dhunoj gazetaren e pamfletit pyeteni Gjergj Lucen , mos u fshihni pas gishtit , turp

    Përgjigju
  • Xhemali: 04/10/2023 15:01

    Per dhunen ndaj gazetarit te pamfletit Gjergj Zefi pyetni ne rast se doni me zbuluar te verteten Gjergj Lucen , mos u fshihni pas gishtit turp !

    Përgjigju
  • daku: 04/10/2023 09:17

    me gjithe ato qe ka publikuar mund ta kish ngrene me keq. po policia eshte e lidhur me krimin mor cun

    Përgjigju
  • Selita: 04/10/2023 09:16

    Një çikë kujdes edhe duhet pasi këta të Ediotit jo vetëm të rrahin si Saliu por të kijnë edhe në thybë.

    Përgjigju
  • Luani: 04/10/2023 09:13

    Ky është gjobaxhi.Këtë punë bëjnë edhe një tufë portalesh të tjerë.

    Përgjigju
  • Lulëzime: 04/10/2023 08:06

    Ky Zefi, pak e ka dajakun, dhe zëntë mend më këtë që i ndodhi, sepse është shpifës dhe gjobaxhi. Të gjithë kështu e njohin. Të "ngrihet media" thotë dikush! Po cila media? Ajo e llumit, silikonit, nuditetit, korrupsionit!? Cila?

    Përgjigju
  • Llogjika: 04/10/2023 07:28

    Nuk kam simpati per Zefin por nese mediat dhe gazetaret nuk reagojne fort duke kerkuar ndeshkimin shembullor ndaj autoreve atehere kjo shoqeri po shkon drejt legalizmit te dhunes dhe ndergjegjes te piset. Po kthehemi pas ne kohe dhe kjo eshte e frikshme.

    Përgjigju
  • GJOBAT: 04/10/2023 07:04

    Ky individ u vendos gjoba bizneseve dhe mbron bandat, as ka lidhje fare me gazetarine dhe me median, cdo transaksion e ben ne te zeze dhe ben evazion fiskal si ka mundesi qe shteti e lejon te veproje?

    Përgjigju
  • Scutari: 04/10/2023 06:49

    I pathyeshëm! Edhe në vitet e para të pluralizmit SHIK i atëhershëm ushtroi dhunë fizike ndaj tij dhe A. Krajës kur botonin gazetën Lajmëtari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'