TIRANË - Një 30-vjeçar, K.Sh., është vënë në pranga në kryeqytet pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Ndërsa një 39-vjeçar u arrestua pasi kanosi me mjet prerës ish-të dashurën e tij.
'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. P., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur me mjet prerës ish-të dashurën e tij., thuhet në njoftimin e policisë.', thuhet në njoftimin e policisë.