VORE- Një ambient biznesi është përfshirë nga flakët në Marikaj të Vorës. Bëhet fjalë për një dyqan për shitjen e rrobave, "Shop Marikaj".
Në vendngjarje kanë mbërritur disa zjarrfikëse, përfshirë edhe një nga Kamza, të cilat po vënë flakët nën kontroll.
Shkak i zjarrit dyshohet paraprakisht të jetë bërë një furnelë elektrike që përdoret për ngrohje.
Më datë 21.01.2025, rreth orës 09:10, në fshatin Marikaj, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në dyqanin e shtetasit A. S. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, informoi sot policia.