Tiranë, do shemben
"Servete Maçi", "Hoxha Tasim"

Tiranë, do shemben <br />
TIRANE-  Bashkia e Tiranës ka parashikuar që shkolla e re e mesme që do të ndërtohet në njësinë bashkiake nr.8, në fakt do të ngrihet në kurriz të shkollës 9-vjeçare "Servete Maçi", e cila ka një histori gati 100 vjeçare. Në projektbuxhetin e bashkisë së Tiranës thuhet se propozimi ka ardhur nga drejtoria arsimore e Tiranës.
"Shkolla "Servete Maçi" ndodhet në rrugën e Dibrës në njësinë bashkiake nr.8 dhe ka 600 nxënës. Numri i nxënësve në këtë shkollë ka ardhur duke rënë prandaj nga DAR Tiranë, ka ardhur propozimi që të kthehet në shkollë të mesme. Godina e shkollës është e amortizuar dhe duhet të shembet e të ndërtohet e re. Parashikohet që në territorin e saj të ndërtohet një shkollë e mesme me kapacitet 900 nxënës dhe do të ulë fluksin e nxënësve që frekuentojnë shkollën " Partizani" dhe shkollën "Sami Frashëri".

Nxënësit e shkollës "Servete Maçi" do të transferohen tek shkolla "Lidhja e Prizrenit" sepse kjo shkollë ka hapësira të lira, pasi është ndërtuar së fundmi. Fondi i parashikuar është 108.000.000 lekë", - thuhet në buxhetin e Tiranës për 2012. Në shkollën "Servete Maçi" ka mbaruar arsimin fillor edhe presidenti aktual i Republikës, Bamir Topi.

Një tjetër shkollë e cila do të shembet, 400 nxënësit e së cilës, do të shkojnë te Shkolla e Kuqe, është edhe shkolla 9-vjeçare "Hoxha Tahsim".
Në fakt kjo shkollë i është nënshtruar një rikonstruksioni total gati 10 vite më parë, dhe si pasojë iu larguan edhe një pjesë e mirë e nxënësve. "Shkolla 9-vjeçare "Hoxha Tahsim" ndodhet në rrugën "Hoxha Tahsim", njësia bashkiake nr.2.

Absurdi qëndron në faktin se këto dy shkolla nuk do të përshtaten, rikonstruktohen apo edhe bërë shtesa, por do të shemben nga themeli, duke ngritur nga e para dy shkolla të mesme që do të kushtojnë nga 108 milionë lekë të reja secila.

Shkolla e re e mesme do të zgjidhë problemin e mbingarkesës së nxënësve që ka shkolla e mesme "Ismail Qemali" e cila aktualisht zhvillon mësimin me dy turne. Projekti duhet të parashikojë, në përputhje me standartet bashkëkohore që ofron arsimi parauniversitar, të gjitha hapësirat e nevojshme për nxënësit dhe mësuesit më ambjente laboratorike, salla mësuesish, palestra, instalimin e sistemit të ngrohjes, duke u shërbyer kështu rritjes së cilësisë së mësimdhënies.
Fondi është 108. 000.000 lekë", - thuhet në buxhetin e Tiranës për vitin 2012 edhe për këtë ndërtim të ri, që do të kryhet në kurriz të një shkolle tjetër në qendër të kryeqytetit dhe mjaft e njohur. Edhe gjatë muajit qershor u fol për ndryshim destinacioni të këtyre dy shkollave, por MASH e anulloi pas protestave të prindërve.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje