Dy të rinj nga Fushë Kruja kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi u arrestuan në flagrancë duke shpërndarë kanabis në sheshin "Guda". 

Një ditë më parë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale dhe Skuadra Shqiponjat, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, vunë në pranga shtetasit Fatjon Koxha, 22 vjeç dhe Jetmir Hida, 22 vjeç, të dy banues në Zall të Fush-Krujës.

Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pas një pune intensive një mujore, ku është arritur të dokumentohet veprimatria kriminale e këtyre shtetasve në fushën e narkotikëve. 

Në bazë të informacioneve, se shtetasit e sipër përmendur, ndodheshin pranë mbikalimit të Kamzës, në sheshin ku autoshkollat praktikojnë parkimin, si dhe dyshohej se në automjetet e tyre kishin lëndë ty dyshuar narkotike të llojt "Cannabis Sattiva", janë organizuar shërbimet policore të cilët kanë konstatuar:

Mjetin "Mercedes Benz", me targë AA 488 KB, me drejtues shtetasin Jetmir Hida dhe pas tij ndodhej automjeti "Mercedes Benz", me targë AA 488 LT, me drejtues shtetasin Fatjon Koxha.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e Fatjon Koxha, në bagazh, janë konstatuar 4 thasë të zinjë, me peshë rreth 30 kg me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva, ndërsa në mjetin e shtetasit Jetmir Hida, nuk janë konstatuar sende të kundraligjshme. 

Në kontrollin e ushtruar në banesën e shtetasit Fatjon Koxha, në vende të ndryshme janë gjetur rreth 23 kg, lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva, si dhe një armë zjarri automatike, model 56. 

Në banesën e shtetasit Jetmir Hida, në njërën prej dhomave, janë gjetur rreth 2 kg, lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 55 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva, një armë zjarri, automatike model 56, me një krëhër dhe 28 fishekë, pesë aparate celularë të markave të ndryshme si dhe dy automje të markës "Mercedes Benz".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com