Policia e Shtetit:
Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore në autostradën Tiranë -Durrës-Tiranë. Në orët e para të mëngjesit janë evidentuar nga Radari, drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara. Shpejtësitë që e kalojnë normën, luhaten nga 153 km/orë deri ne 213 km/orë. Shpejtësi të tilla mund të bëhen burim aksidenti dhe rrezik potencial për këmbësorët.
Policia Rrugore e Tiranës konstaton me shqetësim se kryesisht gjatë fundjavës numri i shoferëve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave, është i lartë. Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve por dhe nga këmbësorët, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
d.gj/ Shqiptarja.com