Tiranë- Një administrator dhe 2 inxhinierë të dy firmave të ndryshme u morën nën hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pas aksidenteve të ndodhura në kantieret e tyre të ndërtimit, ku janë plagosur dy prej punëtorëve.

Veprimet janë kryer nga ana e specialistëve të Komisariatit nr, 1 në kryeqytet.

“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për R. M., 43 vjeç dhe L. K., 71 vjeç, me detyrë inxhinierë, pasi në Mjull-Bathore, duke punuar ka rënë nga lartësia punëtori F. I., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Gjithashtu ku nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për G. D., 32 vjeç, me detyrë administator, pasi “gjatë punës është dëmtuar punëtori Z. B., i cili pas marrjes së mjekimit, u kthye në banesë”.

Të dy të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, teksa procedurat hetimore po vijojnë.

Në kërkim u shpall edhe A. M., 57 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa” dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës një 44-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Punohet për kapjen e 57-vjeçarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, sqaroi policia për rastin.