TIRANË - Dy shtëpi janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Unazës, në afërsi të Brrylit në kryeqytet, pas Rozafa Palace, te vendi që njihet si "lagja e dibranëve".
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë punuar për shuarjen e flakëve, mision ky i vështirë për shkak të ngushticave mes shtëpive dhe pamundesisë për të lëvizur. Zona është me shtëpi të vjetra përdhese.
Banorët e dy familjeve janë evakuar pas rënies së zjarrit në shtëpitë të cilat ndodhen në atë që nga kryeqytetasit njihet si lagjia e dibranëve.
Punonjësit e zjarrfikësve kanë zgjatur tubat e ujit nëpër zonë me qëllim që të bëjnë të mundur dërgimin e ujit për shuarjen zjarrit. Sipas dëshmive të banorëve mendohet që zjarri të jetë i qëlimshëm dhe për këtë arsye ka nje person të shoqëruar.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com