TIRANE-  Dy makina janë përfshirë nga flakët në Tiranë dhe në Elbasan.

Sot në mëngjes  në Tiranë,në QSUT pranë urgjencës së spitalit nr. 2 një makinë është përfshirë nga flakët. Ende nuk dihen shkaqet e djegies së makinës, ndërsa mësohet se s’ka të lënduar. Zjarrfikësit kanë shuar flakët ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve. Nga të dhënat e para mësohet se shkak mund të ketë qenë shkëndija elektrike.

Ngjarja e dytë u shënua në Elbasan, në lagjen 11 Nëntori. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, kur mjeti tip Lancia me targa TR 3127 C në pronësi të shtetasit A.D ka qenë i parkuar.  Mendohet se ngjarja është aksidentale si pasojë e një shkëndije elektrike.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)