TIRANE-Një person ka humbur jetën mesditën e sotme, pasi është zënë nga një masiv dheu. 26 vjeçari me inicialet  A.R. sot rreth orës 13:00 në Shkozë ishte duke mbledhur inerte të ish uzinës së autotraktorëve, pranë punimeve të rrugës për Unazën e Madhe.

Gjatë momentit që po gërmonte për të nxjerrë skrap, është shkëputur një masiv dheu e për pasojë e ka zënë poshtë. Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.

d.b/shqiptarja.com