TIRANE - Pas ngjarjes së 3 ditëve më parë, ku katër efektivë policie u konfliktuan dhe dhunuan 2 shoferë e dy fatorino në qendër të Tiranës në linjën e autobuzave Qendër-Kamëz, një tjetër plagosje me armë e uniformave blu ndaj qytetarëve është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 në kryeqytet. Një polic i Durrësit dyshohet të ketë qëlluar me armën e shërbimit ndaj një qytetari. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në Tiranë, teksa efektivi i policisë Lek Fazllia, 42 vjeç ka plagosur shtetasin Preng Gjoni, 42 vjeç, i cili ndodhej tek furgonat e Shkodrës, ndërsa është dëmtuar edhe vëllai i Prengës, Kujtim Gjoni, 40 vjeç.
Sipas informacioneve të para në lidhje me ngjarjen, dyshohet që plagosja e Gjonit nga ana e policit të ketë ndodhur pas një sherri banal gjatë momentit që ata prisnin furgonin e linjës Tiranë-Shkodër.
Sipas policisë, nga mbledhja e dëshmive të para, mendohet të ketë qenë një sherr i çastit, ndërsa për autorin e ngjarjes bëhet e ditur se u mundësua arrestimi në flagrancë i tij.
Ndërkaq, nga spitali Ushtarak i Tiranës, ku edhe ndodhet i plagosuri, mësohet se Preng Gjoni ka marrë dy plumba, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe uniformat blu në vendngjarje po hetojnë mbi zbardhen e ngjarjes dhe motivet që çuan në plagosjen e një qytetari nga një efektiv policie, ndërsa janë shoqëruar në komisariat 10 dëshmitarë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Sherri 3 ditë më parë në autobuzat e linjës Kamëz, procedim penal 2 policëve e shoferit të dhunuar