TIRANË-  Një makinë ka shpërthyer, pasi i ishte vendosur një sasi eksplozivi pranë Rrugës së Kavajës sot në mbremje.

Sipas informacioneve të para, nuk dihet ende motivi i shpërthimit me eksploziv dhe as llojin e lëndës plasëse. Sipas policisë së Tiranës, nuk ka asnjë të lënduar nga shpërthimi i makinës tip "Fiat Punto". 
 
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur drejtori Ardian Çipa dhe zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Pandi Sulla.

Policia vijon me mbledhjen e provave për identifikimin e pronarit të makinës, ku nga të dhënat paraprake dyshohet se automjeti i përket një shtetasi italian.

tritol rruga e kavajes me logo
(Në foto: Hyrja e rrugës ku ndodhi ngjarja, foto, A.Çakshiri/Shqiptarja.com)  Foto te tjera

Redaksia online
(esh/
a.ç/shqiptarja.com)