TIRANA - Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasditen e sotme u krye ekstradimi nga Athina, Greqi drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar, Hektor Veli Pire, 30 vjeç, nga Ura Vajgurore, Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendim të datës 16.10.2007, e ka dënuar me 3 vjet burgim për kryerjen e veprës penale të “plagosjes së rëndë me dashje“, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
 
I ekstraduari Hektor Pire, më datë 27.05.2007, rreth orës 08.30‘, tek stacioni i autobusave në Kuçovë, për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin Jashar H. pas një grindjeje mes tyre.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Athinën, më datë 17.02.2013, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit, Hektor Pire.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)