Tiranë, ekzekutimi i 2 vëllezërve
për një borxh 200 mijë €

Tiranë, ekzekutimi i 2 vëllezërve <br />për një borxh 200 mijë €
TIRANE- Grupi hetimor zbardh të tjera detaje në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Haxhialiu mbrëmjen e së shtunës (1 dhjetor) pranë kryqëzimit të Tiranës së Re.

Burime nga policia flasin për një borxh prej 200 mijë eurosh që mendohet se viktimat Iglend dhe Sokol Haxhialiu i kishin autorit të krimit, Eduard Kurti, 37 vjeç nga fshati Nikël i Krujës. Mendohet se nga kjo shumë viktimat kishin kthyer një pjesë dhe vetëm 36 mijë euro nuk kishin kthyer.

Që prej mbrëmjes së djeshme forcat blu janë vënë në kërkim të të dyshuarit si autor të krimit, ndërkohë që u la i lirë Ardian Ndreko. 34-vjeçari nga Mamurrasi ishte personi që u shoqërua mbrëmë në polici tre orë pas ekzekutimit të dy vëllezërve Iglend Haxhialiu dhe Sokol Haxhialiu, përkatësisht 44 dhe 41 vjeçar.

Ardian Ndreka ishte shoqëruar si person në dijeni të ngjarjes dhe madje burime të policisë theksuan dje se 34-vjeçari ka deklaruar në polici se autor i kësaj vrasje ishte shtetasi Eduard Kurti nga fshati Nikël i Krujës. Zona ku ndodhi vrasja ishte e blinduar me kamera sigurie, të cilat duhet të kenë ndihmuar policinë të identifikojnë autorin.

BORXHI PER HOTELIN NE DHERMI

Konflikti mes vëllezërve Haxhialiu, me origjinë nga Berati, por banues në Tiranë, dhe autorit të vrasjes mësohet të ketë lindur për një borxh të vjetër që kap shifrën 200 mijë eurove. Dy vëllezërit Haxhialiu i kishin marrë borxh Eduard Kurtit shumën në fjalë për ndërtimin e një hoteli në Dhërmi, por nuk kanë arritur ta kthejnë në kohë.  Kjo ka ndezur konfliktin mes tyre i cili u mbyll me ekzekutimin e dy vëllezërve. Mendohet se nga kjo shumë viktimat kishin kthyer një pjesë dhe vetëm 36 mijë euro nuk kishin kthyer. Por të gjitha këto janë versione ende të pakonfirmuara.

SKEMA E VRASJES

Vrasja ndodhi rreth orës 20:00 të 1 dhjetorit në bulevardin "Bajram Curri", në vendin e quajtur ish stacioni i fundit i Tiranës së Re, ose kryqëzimi ku lidhet me zonën e Selitës. Mendohet se viktimat dhe autorët e krimit udhëtonin në të njëjtën makinë, tip “Mazda” me targa TR9205S, ku dhe ndodhi vrasja. Makina ishte parkuar fare pranë një dyqani të një kompanie celulare.  Makina drejtohej nga Sokol Haxhialiu 41 vjeç, i cili ishte dhe pronari i saj. Mendohet se para vrasjes mes viktimës dhe autorit ka pasur një debat për cështjen e borxhit. Nga grupi hetimor mësohet se vrasësi ka qenë i ulur në vendin e parë të pasagjerit, Sokoli (viktima) në vendin e shoferit dhe Iglendi (viktima) në sediljen e pasme. Fillimisht i dyshuari Kurti ka qëlluar, me pistoletë të pajisur me silenciator, me një plumb në kokë Iglendin. Pas kësaj ka qëlluar mbi Sokolin, kur ky i fundit ka tentuar të largohet. Në drejtim të tij është qëlluar dy herë në kokë dhe në qafë. Ai gjeti vdekjen në spital.
 
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja