Ekspertë të prokurorisë dhe policisë, sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, po hetojnë të kaluarën dhe aktivitetin e vetë viktimës.
Burime nga grupi i ekspertëve pohuan, se që nga momenti i vrasjes janë shoqëruar 19 persona, 16 prej të cilëve janë pyetur e liruar, ndërsa janë ende në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ish-bashkëshortja e tij, si dhe dy shokë të viktimës, me të cilët ai ishte kthyer nga plazhi ditën e djeshme, (e dielë).
PISTA E PARE: HAKMARRJA
Në lidhje me pistat, policia po heton mundësinë e një hakmarrje, pasi shumë vite më parë, i është vravë vëllai, Gentian Dervishi. Ky i fundit njihej si mik i Franc Konomit, kundërshtari i një tjetër ish të forti, Gaz Muça.
PISTA E DYTE E HETIMIT:VEPRIMTARIA KRIMINALE E VIKTIMES
Gjithësesi, kjo është njëra nga pistat, ndërsa dy të tjerat janë, aktiviteti i vetë Edmond Dervishit, i cili sipas të njëjtave burime, ishte pjesë e grupeve të trafikut të drogës në kryeqytet.
PISTA E TRETE: FLIRTET
Pista e tretë ka të bëjë me çështje flirtesh. Burimet policore pohuan për A1 Report, se pas divorcit nga gruaja, ai flirtonte me shumë femra, ndërsa kohët e fundit bashkëjetonte me një vajzë. Policia e ka pistë të fortë këtë variant, edhe për faktin, se Edmond Dervishi u qëllua me disa plumba edhe në organet gjenitale.
VRASJA
Ngjarja ndodhi rreth orës 21.55 minuta të së dielës në rrugën “Thanas Ziko”, pranë gjimnazit “Partizani”. Edmond Dervishaj u qëllua 8 herë, (mendohet me armë tip pistoletë) sapo ka vënë këmbët në shkallët e pallatit ku jetonte. Policia njoftoi, se në atentatin me armë kanë qenë 3 persona, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e tij.
Njëri prej tyre ka qëndruar në makinën tip Mercedes, ngjyrë e zeza dhe pa targa, ndërsa dy tjerët e kanë ndjekur dhe sapo është futur në hyrje të pallatit, e kanë qëlluar, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa vetë janë larguar me makinë, të favorizuar dhe nga errësira.
Edmond Dervishaj, muajt e fundit kishte punuar dhe në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, i punësuar si magazinier, vetëm për 3 muaj, sa të mbaronin zgjedhjet parlamentare. Dyshohen se autorët janë vrasës me pagesë. Sot në mëngjes familjarët tërhoqën nga morgu trupin e viktimës.
POLICIA: NE VENDNGJARJE U GJETEN 18 GEZHOJA
Në orën 10: 40 minuta të ditës së sotme (15 korrik) policia publikon një deklaratë për shtyp ku deklaron se në vendin e ngjarjes u sekuestruan 18 gëzhoja të kaliber 7.65 mm.
"Mbrëmë rreth orës 21.50, në rrugën “Thanas Ziko” në Tiranë është vrarë me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Edmond Gezim Dervishi, lindur dhe banues në Tiranë. Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor nga ku krye veprimet e para hetimore duke mbledhur dhe administruar provat. Gjatë ecurisë së hetimit, Grupi Hetimor i përbërë nga Specialistë të Drejtorisë së Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Specialistë nga Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po hetohet në disa pista, për te cilat do t’ju informojnë në vijëmesi Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 gëzhoja me kaliber 7.65 mm. Aktualisht nga grupi hetimor po punohet intesivisht për identifikimin e kapjen e autoreve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj vrasje. Materjalet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vepren penale të “Vrasjes me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i K.Penal."
(Foto: Hyrja e pallatit ku u vra Edmond Dervishi, ne mes, viktima, djathtas pallati nga jashtë në momentin e vrasjes)
Lajmi fillimisht u publikua rreth orës 22:16 të 14 korrikut dhe u përditësua në vazhdim, 09:40 të 15 korrikut.
Redaksia Online
(e.s/sg/shqiptarja.com)