Tiranë, emërimet e para në bashki 
FRD propozon Seferin nënkryeta

Tiranë, emërimet e para në bashki <br />FRD propozon Seferin nënkryeta
TIRANË - Fryma e Re Demokratike dhe koalicioni qeverisë kanë filluar marrëveshjet konkrete për qeverisjen lokale. Burime në koalicionin për “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” bëjnë me dije se bisedimet për realizimin e marrëveshjes totale po zhvillohen mes krerëve të PS e FRD.

Mësohet se partia e Bamir Topit ka propozuar paketa me disa variante, duke treguar luajalitet ndaj kërkesave të aleatëve të tjerë brenda koalicionit. Propozimi i parë i takon kryeqytetit, ku FRD ka propozuar për nënkryetar, Andi Seferin, propozim ky i cili ende nuk ka marrë miratimin final nga të majtët. Gjithashtu mësohet se bashkia e re e Tiranës pritet të ketë deri në 5 nëjnkryetarë. Kjo si përsa I përket zbatimit të projektit të kryetarit të ri të Bashkisë Erion Veliaj, por dhe për shkak të territorit që duhet të administrohet.

Burimet thanë se FRD kërkon 5 nënkryetarë bashkië në qytete të mëdha. Po ashtu mësohet se në ish- komunat dhe bashkitë që ndarja e re i shkriu, Bamir Topi ka kërkuar që FRD të ketë administratorët lokalë midis njerëzve të vetë. Dhe në qytete si Durrësi dhe Korça. Po ashtu, në raport me votat që ka grumbulluar në 21 qershor, Fryma e Re Demokratike ka kërkuar dhe drejtori në disa bashki.

Në 61 njësitë e qeverisjes vendore është bërë propozim për administrator, duke parë se afërsisht do të jetë rreth 300 administratorë vendorë. Fryma e Re Demokratike ju bashkua Aleancës për Shqipërinë Evropiane, por nuk kërkoi të përfaqësohej me kandidatë të saj për drejtimin e bashkive. Ajo garoi për këshilltarë në të gjithë vendin, dhe në përfundim të zgjedhjeve, ishte partia më e votuar jashtë parlamentit. 

Ndërkohë që në bisedime mësohet se FRD ka kërkuar marrjen e më shumë pozicioneve në ato bashki ku ka marrë më shumë vota.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës