Tiranë, emocionet e Jazz me
“To Bird with Love” e Mike del Ferro

Tiranë, emocionet e Jazz me<br />“To Bird with Love” e Mike del Ferro
Kuinteti italian “To Bird with Love” dhe artisti i famshëm holandez Mike del Ferro kanë perfomuar në natën e tretë festivalit ndërkombëtar Jazz In Albania në Tiranë.

Edicioni i gjashtë i festivalit të jazz-it ka sjellë një larmi rrymash dhe përvojash interpretimi në këtë zhanër. Grupi italian është ngjitur i pari në skenë. 

Janë artistët Italo D'Amato-bariton saksofonist, Jorge Ro-trompist, Raffaele Pallozzi-në piano, Paolo Trivellone- bas dhe Roberto Desiderio –bateri. Pothuajse të gjithë të rinj dhe të aftë të dhurojnë kaq shumë emocione.
 
Në këtë mbrëmje të veçantë pjesëmarrësi special i festivalit, pianisti holandez Mike del Ferro me saksofonistin shqiptar Ermal Rodi elektrizojnë publikun.
 
Mike del Ferro, pianist, kompozitor dhe organizator festivalesh të jazz-it, është një artist i dashuruar deri në deje me Jazz-in. Ai ka përcjellë edhe stilet e tij të ndryshme përmes interpretimeve virtuoze nga Dixieland në Worldmusic.

Turnetë nëpër botë dhe bashkëpunimet me muzikantë nga kultura krejtësisht të ndryshme japin rezultate muzikore që shërbejnë si ura komunikimi mes muzikës perëndimore, ku përzihet guximi i improvizimit me struktura të lashta të muzikës tradicionale aziatike, amerikano-jugore dhe afrikane

Artistët italianë Italo d’Amato dhe Jorge Ro vijnë për herë të parë në Shqipëri. Ishin kuriozë për vendin fqinj që diktatura e kishte izoluar.
 
“Është hera e parë që vijmë në Shqipëri, dhe ne dinim për vendin tuaj shumë pak, atë që na servirej nga media ose rrëfimet e shqiptarëve që takonim, por asgjë nuk mund të jetë aq e plotë dhe e bukur sa tani që ne jemi këtu dhe shohim më mirë vendin tuaj,” thotë d'Amato.

“Përsa u përket kontakteve muzikore unë kam dëgjuar fjalët më të mira, sepse shumë artistë shqiptarë janë në Itali dhe unë njoh kolegë shqiptarë të talentuar, por edhe disa nga ata që kanë pasur suksese ndërkombëtare. Për mua ishte kënaqësi vizita në vendin tuaj, ”shprehet Jorgo Ro.
 
Duke dëgjuar muzikën e grupit “To Bird with Love”, ndjeje rezonancat sharmante të melodive të vjetra të traditës së muzikës klasike. Por vetë artistët shprehen për këtë temë se në thelb ata kanë një formacion solid klasik, por vetëm si pikënisje, ndërsa gjithçka tjetër është një interpretim i lirë i rrymave të jazz.

Unë personalisht kam një edukim të formacionit klasik, por fomacioni klasik është vetëm si pikënisje, sepse ne kemi liri për të eksperimentuar gjithçka. Ne eksperimentojmë të gjitha rrymat, si rrock muzikë klasike, jazz duke marë nga të gjitha kulturat muzikore dhe duke interpretuar më të mirën që mund të bëjmë nga bazat e këtyre muzikave në stilin e muzikës që sjellim. Ne sjellim prirjet e muzikantëve të xhazit të gjeneratave të fundit me kompozime origjinale, edhe kur këngët ose pjesët muzikore janë të bërë nga autorë të tjerë. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me autorët kasikë i sjellim në variacione kompozimi origjinale, duke sjell një jazz më të butë e modern”,shprehet  Italo D’Amato
 
 “Kuinteti ka debutuar në verën e vitit 2015 në javën e Mozartit në Chieti dhe pati shumë sukses, sepse ne punojmë  duke ruajtur ekulibrin mes traditës dhe risive. Ne eksperimetojmë të gjtha rrymat, si rock muzikë klasike, jaz, duke marrë nga të gjitha kultura muzikore dhe duke intepretuar më të mirën që mund të bëjmë nga bazat e këtyre muzikave në stilin e muzikës që sjellim”
shton Jorgo Ro.


Pas këtij koncerti kuinteti italian “To Bird Ëith Love” do të jap nj shfaqje në Shkodër.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja