TIRANE- Një endacak, ende i paidentifikuar nga policia, u gjet i pajetë brenda një kabine elektrike në rrugën e Kavajës në Tiranë.
Sipas bluve të Tiranës, kabina elektrike është përfshirë nga flakët rreth mesnatës dhe si pasojë ndërroi jetë personi i paidentifikuar. Siç burime nga policia thonë, burri, ka hapur me forcë derën e kyçur me dryn të kabinës, dhe qëndronte brenda saj për të fjetur gjatë natës.
Të njëjtat burime thonë se shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë cigarja që burri mund të ketë ndezur brenda kabinës, ndërsa nga OSHEE thuhet se nuk pati probleme me furnizimin me energji elektrike në zonë.
Policia thotë në një njoftim zyrtar se po punohet për identifikimin e tij.
Tiranë/ Endacaku gjendet i pajetë tek kabina elektrike, objekti ishte përfshirë nga flakët, dyshohet se mund të ketë qenë cigarja
Komento