Tiranë, falsifikonin pasaportat
4 të arrestuar,mes tyre femra

Tiranë, falsifikonin pasaportat<br />4 të arrestuar,mes tyre femra
TIRANË – Operacioni policor “Aplikantja” ka çuar në pranga 4 persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nën akuzën e falsifikimit të dokumentave, vulave dhe stampave për prodhimin e pasaportave biometrike.
Policia e kryeqytetit bëri me dije se janë arrestuar: Luan Tetaj, 40 vjeç; Qëndrim beqaj 22 vjeç; Fatlinda Tetaj 18 vjeç dhe Pranvera Lika 62 vjeç. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë bërë të mundur prodhimin e pasaportës biometrike të Fatlinda Tetës, duke përdorur identitetin e shtetases Tatjana Matraku, banuese në Tiranë.
Po kështu, policia tha se po të njëjtën shtetas po përgatisnin prodhimin e një pasaporte biometrike me gjeneralitetet e një banoreje të Tiranës, të cilët kundrejt vlerës prej 2 mijë eurosh do t’ia shisni disa kosovarëve.
Zëdhënesja e policisë së kryeqytetit, Alma Katragjini, tha se pas verfikimeve të bëra është konstatuar se grupi nuk ka mundur dot ta çojë deri në fund punën e tij.

(aq/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin