Tiranë, forumet politike bashkë në protestë: Lironi Ramushin!
Forumet politike dhe Shoqëria Civile janë bashkuar për herë të parët të gjithë duke protestuar për disa minuta përpara Ambasadës Franceze në Tiranë për lirimin nga paraburgimi të kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj. VIDEO FOTO
Forumet politike dhe Shoqëria Civile janë bashkuar për herë të parët të gjithë duke protestuar për disa minuta përpara Ambasadës Franceze në Tiranë për lirimin nga paraburgimi të kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj.
Në protestë ishin drejtuesit e forumeve politike të FRESSH, LRI, FRPD, Klubi i Patriotëve të Rinj Shqiptarë dhe Forumi Rinor i Partisë Fryma e Re Demokratike.
Të rinjtë i bënë thirrje Francës që të lirojë sa më parë Haradinajn, pasi duke mbajtur në burg atë përdhos luftën e UÇK.
Nuk munguan edhe thirrjet për ndërprerje të cdo marrëdhënie me Serbinë deri në momentin që të tërheqë urdhër- arrestet për luftëtarët e UÇK.
Ish- kryetarja e FRESSH, Jozela Koka u shpreh ndër të tjera se "Jemi mësuar duke dëgjuar Europën të na vendosë kushte për integrimin, sot i kërkojmë Europës të plotësojë kriteret duke liruar Haradinajn.
Jemi shpresëplotë që Franca do të japë drejtësi duke respektuar vendimin e Hagës për Ramush Haradinajn. Drejtësi për Haradinajn. Duam drejtësi" deklaroi ajo.
Ndërsa anëtarë të Shoqërisë Civile i kujtuan Francës, se sot Serbia ka kryeministër një ish-ministër që ka sulmuar dhe ka shkelur një popull në 1999.
Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë prej disa ditësh pas një urdhër arresti nga Serbia në 1999, ndërsa nesër pritet që të dalë para gjykatës dhe sipas avokatit të tij mund të lirohet me kusht, ndërsa Beogradi ka depozituar kërkesën për ta ekstraduar.