TIRANË- Një 60- vjeçari i është vënë tritol në shtëpi nga fqinji i tij, fatmirësisht vetëm dëme materiale.
Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se tritoli iu vendos në dritaren e shtëpisë së një 60-vjeçari në Bastar i Mesëm nga fqinji i tij, Petrit Haxhiu. Referuar burimeve, Haxhiu ishte i dehur dhe kishte si qëllim për ta trembur. Ndërkohë, në shtëpinë e tij autorit iu gjet një sasi prej 3 kallëpe me lëndë plasëse, një fitil me detonator dhe 20 metra fitil. Haxhiu njihet si një person problematik në lagje.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Minjë
PërgjigjuKu ka me injorant e kriminel se jugu i Shqiperis
Përgjigju