Tiranë, furtunë te Rrugorja, ja
emrat e 22 efektivëve të largua

Tiranë, furtunë te Rrugorja, ja<br />emrat e 22 efektivëve të largua
TIRANE - Një furtunë e vërtetë mund të cilësohet ajo që ka ndodhur në komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë ku janë shkarkuar plot 22 oficerë, mes tyre kreu i Policisë Rrugore, Dritan Bonaj dhe 9 drejtues. Masat ndëshkimore janë marrë pasi ata dyshohet se, kanë abuzuar me vendosjen e gjobave. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, sipas të cilave shkarkimet janë bërë pas një kontrolli të befasishëm të bërë nga drejtoria e e Policisë Rrugore, pasi ishin regjistruar një numër i madh ankesash nga qytetarë të ndryshëm, që ishin gjobitur pa të drejtë.

Këta akuzohen për shkelje të detyrës dhe plotësimin nga ana e tyre të gjobave fiktive dhe abuzive.

Disa prej oficerëve të shkarkuar dhe pezulluar janë:
shefi i Komisariatit, Dritan Bonaj,
oficerët:
Isa Ahmetaj
Ramadan Kopani
Blerim Gjini
Eduart Veliu
Taulant Gjoka
Ervin Dervishi

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se, kontrolli është bërë nga Drejtoria e Policisё Rrugore nё Drejtorinё e Pёrgjithshme. Këta të fundit zhvilluar njё inspektim nё Komisariatin Rajonal tё Policisё Rrugore Tiranё, nё përfundim tё tё cilit ёshtё rekomanduar fillimi i ecurisё disiplinore pёr shkeljet e konstatuara. “Bazuar nё rregulloren e Disiplinёs nga Drejtoria e Standardeve Profesionale nё Drejtorinё e Pёrgjitshme tё Policisё sё Shtetit ka filluar hetimi administrativ, nё pёrfundim tё tё cilit janё ndëshkuar me masё disiplinore 22 punonjёs tё niveleve tё ndryshme tё këtij Komisariati”, bëri të ditur Policia e Shtetit.

Burime zyrtare nga uniformat blu thanë se, pёr 13 punonjёs ёshtё marrё masa disiplinore “përjashtim nga policia” pёr shkelje tё rёnda disiplinore. Ndёrkohё pёr 8 punonjёs ёshtё marrё masa disiplinore “pezullim pa pagesё 20 ditё” dhe pёr 1 punonjёs, i cili është shefi i këtij komisariatit, Dritan Bonaj ёshtё marrё masa disiplinore “ulje nё gradё 3 muaj”.

Vendimi për shkarkimin e 22 policëve është marrë dy ditë më parë gjatë një mbledhje me dyer të mbyllura mes Drejtorit të Përgjithshëm Artan Didi, Drejtorit të Tiranës Ardian Çipa dhe Drejtorit të Qarkullimit Rrrugor Ervin Hoxha. Ndërkohë vendimi iu është komunikuar dje efektivëve të larguar. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 maj 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)