VIDEO/ Gabimi me mosvendosjen e rripit i kushton shtrenjtë 28-vjeçarit, testi e gjen me prani të drogës THC! Policia e arreston, 125 shoferë të proceduar në Tiranë

Tiranë- Shoferët po hasen me masat e shtuara dhe ndëshkimet e Policisë Rrugore, edhe për shkak të pajisjes që gjurmon dhe zbulon jo vetëm praninë e alkoolit, por edhe të drogës në gjak.

Shkon në 125 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Policia e Tiranës njoftoi sot (4 Shtator) se ka ndaluar një tjetër drejtues që nuk kishte vendosur rripin e sigurisë, teksa shfaqi edhe sjellje të dyshimtë. I proceduari është 28-vjeçari me inicialet D.D.

“Ky shtetas ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit, si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtestuesin rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “THC”, njoftoi policia.

Efektivët bënë menjëherë kapjen dhe arrestimin në flagrancë e drejtuesit të automjetit, për veprën “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 04/09/2024 11:51

    Mbase Ka me shume rezultat me uniformat blu qe kapin qytetaret. Se jeni ju qe i lini lirshem shperndaresit e tani kapin pasoja tuaja. Kombdegjenerat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?