Tiranë, gjendet 5-vjeçari nga
Paskuqani, humbi që në orën 17

Tiranë, gjendet 5-vjeçari nga<br />Paskuqani, humbi që në orën 17
TIRANE - Një fëmijë 5- vjeçar nga Paskuqani, që humbi në orën 17.00, u gjet nga policia pranë një qendre tregtare. Prindërit e tij e denoncuan humbjen rreth orës 21:30 në polici, pasi vogëlushi që kishte dalë për të luajtur nuk u kthye në shtëpi.

Familjarët e konstatuan humbjen e tij në orën 18:00 dhe menjëherë nisën kërkimet tek të njohurit. Kur ato rezultuan të pasuksesshme për afro 3 orë, ata njoftuan Komisariatin nr.5 që nisi kërkimet intensive.

Fëmija quhej Ermal Shpëtim Lala dhe nuk ishte në gjendje të fliste për shkak të problemeve shëndetësore. Njerëz të ndryshëm në rrugë iu kanë thënë familjarëve se e kanë parë vetëm duke ecur në rrugë derisa ai u gjet nga policia në orën 22:50.

Ky është rasti i dytë i njoftimit të humbjes së një fëmije brenda 12 orëve në Tiranë, pasi gjatë orëve të paradites, u deklarua e humbur edhe një vajzë e mitur me emrin Xhensila K.

Redaksia online
(ar.sh/g.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!