Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e kësaj të shtune në Rrugën e Elbasanit. Trupi i pajetë është konstatuar nga kalimtarët.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga pamjet duket se në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca dhe policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento
Komente

