Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Kollogjesh të Komunës Shën-Gjergj në Tiranë.
 
Viktima 36-vjeç me inicialet B. P. sipas të dhënave të para të policisë së Tiranës është gjetur i vrarë në një stan.
 
Në afërsi të trupit është gjetur dhe një armë zjarri. Viktima ishte banues në Shkozë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Sipas bluve të Tiranës paraprakisht dyshohet të jetë vetëvrasje, por po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


dy.b/shqiptarja.com