TIRANE- Një person i moshës rreth 50 vjeç është gjetur i vdekur pranë urës së "Gjërosës" në Tufinë. Trupi i personit është gjendur në gjendje të dekompozuar, pasi sipas policisë mund të ketë një javë që ka ndërruar jetë.

Kufoma e gjetur në lumin e Tiranës, në Babrru, është e seksit mashkull rreth 50 vjeç, me mjekër të gjatë, 165 centimetër i gjatë, dhe ende nuk është identifikuar. Trupi është thuajse i dekompozuar për shkak të kohës që ka qëndruar aty, ndërsa në momentin kur u gjet ishte i mbuluar më qese mbeturinash, që i kishte sjellë rryma e lumit. Pas verifikimit të ekspertëve mjeko-ligjorë, rezulton se viktima ka tre vrima në bark.
 
Ndërkaq pritet që mjeku ligjor të vlerësojë shkakun e vdekjes, dhe nëse dëmtimet në bark janë apo jo të shkaktuara me armë zjarri.

Ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Sipas forcave blu, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që kanë çuar në mbytjen e këtij personi.
 
Ndërkaq, policia e Tiranës po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe hetimin e shkaqeve të mbytjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)