Tiranë, gjendet një kufomë në përroin e Limuthit në Bërxullë

Tiranë, gjendet një kufomë në përroin e Limuthit në Bërxullë

Elton Tahiri, 48-vjeç, është gjetur i pa jetë ditën e sotme në afërsi të përroit të Limuthit në Bërxullë në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se 48-vjecarit nuk i janë gjetur shenja dhune apo nga armë zjarri në trup.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes mund te jetë mbidoza, por grupi hetimor janë në pritje të përgjigjes së ekspertizës nga morgu. 48-vjecari ësht gjetur nga kalimtarët në anë të rrugës dytesore.

'Më datë 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, është gjetur një kufomë e seksit mashkull. Nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram