Tiranë, gjendet trupi i 12 vjeçares
ra nga ura me dërrasa

Tiranë, gjendet trupi i 12 vjeçares<br />ra nga ura me dërrasa
TIRANE- Është gjetur sot trupi i mbytur i 12 vjeçares e cila të martën u rrëzua aksidentalisht nga një urë e improvizuar me dërrasa në Babrru ,në periferi të Tiranës, dhe ra në lumë. Trupi i pajetë është gjetur te Ura e Institutit në Kamëz.

Polumbarët e RENA-s vazhduan dhe dje kërkimet për gjatë gjithë lumit, pasi rrjedha e fortë e ujit, dyshohej se e kishte marrë trupin e vogëlushes Emiljana Mekaj duke e dërguar shumë më larg vendit se ku u mbyt.

Të martën vogëlushja 12-vjeçare Emiljana Mekaj, kishte dalë së bashku me motrën e saj për të lozur me shoqet dhe shokët e saj mbi urën e improvizuar me dërrasa rreth 5 metra e lartë, kur është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në lumë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg