Tiranë - Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Komisariatit Nr. 6., pasi u kap në flagrancë, duke gjuajtur shpendë, te liqeni i Prushit.
Blutë sekuestruan armën e gjahut me municion.
"Gjatë patrullimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, te liqeni i Prushit u evidentua se një shtetas po gjuante shpendë, në kundërshtim me moratoriumin e vënë për këtë veprimtari.
Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë paligjshmëri, u identifikua dhe u arrestua autori, shtetasi N. M., 35 vjeç, banues në fshatin Prush, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të vogla të florës dhe faunës së egër”. Kontrollet kundër gjuetisë së paligjshme, vijojnë', njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.










Komente
Komento