Tiranë, gjykata burg
Emiliano Shullazit

Tiranë, gjykata burg<br />Emiliano Shullazit
TIRANE-  Gjykata e Tiranës dha sot masën e arrestit bug për Emiliano Shullazin. 32-vjeçari u arrestua më 8 nëntor bashkë me mikun e tij Gilmando Dani, në afërsi të banesës së tij , pranë 21 dhjetorit teksa lëvite me një makinë që ishte regjistruar në emër të Kuvendit.

Në momentin e arrestimit blutë gjetën në trupat e tyre një pistoletë të veçantë tip Glock tip 17 dhe në kroskotin e makinës janë gjetur disa maska si dhe armë e municione luftarake pa leje. Arrestimi i Shullazit është bërë për "armëmbajtje pa leje"

AUTOMJETI
Kuvendi sqaroi se dje se automjeti me targë TR.2703 L nuk ishte pronë e Kuvendit pasi i ishte dorëzuar rezervave të shtetit. Ndërsa policia sqaroi se më më datë 19 shtator 2011, shtetasi Besnik Dogushi kishte blerë këtë automjet me ankad nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit. Gjatë deklarimeve të dhëna në polici, Besnik Dogushi kishte deklaruar se automjeti me targë TR.2703 L e kishte lënë për ta shitur në servisin e Mercedez Benz në Laprakë, dhe e kishte blerë Emiljano Shullazi, pa kryer ende veprimet ligjore për ndërrimin e pronësi”.

Emiljano Shullazi është arrestuar disa herë nga policia, ndërsa ka vuajtur dënim më burg për trafik droge. Ai është arrestuar edhe gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit, pasi u përfshi në një incident elektoral në Farkë të Tiranës. Gjykata e Tiranës e la atë të lirë më 24 prill të këtij viti. Miku i tij, Gilmando Dani u plagos gjatë një atentati në afërsi të shtëpisë së tij më 25 qershor 2011.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë