Tiranë/ Goditën dhe kundërshtuan punonjësin e Policisë, 2 të arrestuar

Tiranë/ Goditën dhe kundërshtuan punonjësin e Policisë, 2 të arrestuar

Foto ilustruese

Tiranë-Dy të rinj në Tiranë janë arrestuar në flagrancë pasi goditën dhe kundërshtuan punonjësin e Policisë teksa ishte në krye të detyrës.

Sipas njoftimit të policisë 32 vjeçari me inicialet V.M., akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës, ndërsa 30 vjeçari me inicialet A.Gj., për ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë’

“Komisariati i Policisë Nr.6, arrestoi në flagrancë shtetasit: V.M, 32 vjeç,  për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe A.Gj, 30 vjeç, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, pasi në pikën e kontrollit, shtetasi V.M, ka goditur për shkak të detyrës, punonjësin e policisë në detyrë, ndërsa shtetasi A.Gj, pasagjer në mjet, i ka kundërshtuar duke mos pranuar kryerjen e procedurave policore”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Opozita parlamentare kërkon qeveri tranzicioni që të qëndrojë në detyrë 9 muaj

Serbi/ Opozita parlamentare kërkon qeveri tranzicioni që të qëndrojë në detyrë 9 muaj