Tiranë, grabisnin makina
2 në pranga 2 në kërkim 

Tiranë, grabisnin makina <br />2 në pranga 2 në kërkim 
TIRANE- Operacioni “Tuneli” vë në pranga 2 persona të dyshuar si autorë të një sërë grabitjesh të makinave në kryeqytet. Policia bën të ditur se në pranga kanë përfunduar Ermal Laçi nga Kukësi dhe Jonuz Hoxha. Këta shtetas në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë akuzohen se janë autorë të vjedhjeve të 9 makinave. Ndërsa po punohet për dokumentimin e një sërë vjedhjesh të tjera, për të cilët dyshohet se të arrestuarit janë autorë.

KAPET VRASESI
Po dje në Tiranë është bërë i mundur arrestimi i një shtetasi të shumëkërkuar i cili akuzohej për një vrasje të kryer në 1994 në Mat.

Qamil PepMarku u vu në pranga, pasi me një vendim gjykate të vitit 1996, ishte shpallur fajtor dhe dënuar në mungesë me 18 vjet burg për akuzën e vrasjes me dashje. Më 18 shkurt 1994 në fshatin Gjocaj të Matit, Marku kishte qëlluar për vdekje, me armë të ftohtë shtetasin Ibrahim Lleshin. Pepmarku u arrestua në banesën e tij  në Farkë.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit