Tiranë, grabitet banka
nën kërcënimin e armëve

Tiranë, grabitet banka<br />nën kërcënimin e armëve
TIRANË - Dy grabitës të armatosur kanë grabitur filialin e bankës “Raiffeisen” në rrugën e Dibrës në kryeqytet. Policia konfirmoi se rreth orës 15.30 një person i maskuar dhe i armatotosur ka hyrë brenda bankës dhe ka marrë një sasi parash, shuma e të cillave mbetet ende e pakonfirmuar.
Ndërkohë, në hyrje të bankës, atë e priste një tjetër person, i cili drejtonte një motor 50 kubikësh dhe mbante në kokë një kapele. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se në momentin e grabitjes nuk ka patur shumë njerëz në bankë, çka ka bërë që për grabitësit gjithçka të ketë qenë më e lehtë. Pas grabitjes brenda bankës, 2 grabitësit sipas policisë janë larguar me një motor duke hyrë në rrugë dytësore në krah të gjimnazit “Partizani”. Policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e grabitësve, ndërsa po merren në pyetje rojet e bankës, të cilët qëndrojnë në hyrje të saj.
Në ambjentet e bankës së grabitur ka mbërritur nëndrejtori i policisë së Tiranës, Dorian Muçaj si dhe shefi i komisariatit të policisë numër 4.

(a.q/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve