Tiranë, grabitet kazinoja pranë
stadiumit "Dinamo", 2 në kërkim

Tiranë, grabitet kazinoja pranë<br />stadiumit
TIRANE - Një kazino në rrugën Sulejman “Delvina”, pranë stadiumit “Dinamo” është grabitur sot në mëngjes në Tiranë.

Nga të dhënat e para mendohet se dy grabitësit kanë qenë me motor.  Ata janë futur brenda në kazino dhe pasi kanë marrë paratë kanë mbyllur punonjësit brenda.

Më pas janë larguar në drejtim të urës Vasil Shanto, për tu larguar në drejtim të rrugicave.

Gazetari Arsen Rusta informon se shuma e grabtiur mendohet të jetë rreth 1 milionë lekë të reja. Grupi hetimor me të mbërritur në vendin e ngjarjes ka sekuestruar kamerat e sigurisë si dhe po merr në pyetje punonjësit e kazinosë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Mori ryshfet për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan

Mori ryshfet për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan