TIRANE-Grabitet në orët e para të mëngjesit një pikë banke e nivelit të dytë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 minuta. Autorët, 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë kërcënuar dhe dhunuar rojën. Filiali që u grabit ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës pranë një pike biznesni hidrosanitaresh, Emigres. Policia deklaron se autorët kanë tentuar që të vjedhin kasafortën, por nuk jep shumën që është grabitur.
“Me datë 02.03.2018, rreth orës 03:50, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, pranë urës së "Limuthit", persona të paidentifikuar kanë hapur me forcë derën e një filiali banke dhe kanë tentuar të vjedhin kasafortën”. Por burime pë Report Tv konfirmojnë se janë grabitur rreth 200 mijë lekë. Autorët kanë thyer derën dhe janë futur brenda në bankë, ndërkohë që në momentin që ka tentuar që të marrin kasafortën ka rënë alarmi.
Pas rënies së alarmit autorët janë larguar, ndërsa kanë marrë vetëm një shumë të vogël, 200 mijë lekë që ndodheshin në arkë. Filiali i bankës ka kamera sigurie, por biznesni i hidro-sanitareve Emigres nuk ka. Policia ka mbërritur, por autorët janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e grabitjes së filialit të bankës në Tiranë.
/Shqiptarja.com

[gallery]25705[/gallery]
Pak kohë më parë është grabitur edhe një tjetër filial, i Brunesit po në autostradë. Ngjarja e sotme rikthen edhe njëherë frikën nga grabitjet. Vitin e kaluar janë grabitur blindat me para ta bankave në autostradë, sot është grabitur pika e bankës në një rrugë dytësore.
Zyrat e filialit të bankës që u grabit

Vendi ku ndodhet filiali i bankës që u grabit
d.b/shqiptarja.com

VIDEO